

Gjatë spektaklit “Big Brother VIP Albania”, opinionistja Monika Kryemadhi ka përcjellë një mesazh publik urimi për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, me rastin e ditëlindjes.
Në fjalën e saj, ajo theksoi se, pavarësisht zhvillimeve të fundit, nuk mund të mohojë vitet e gjata të jetës dhe angazhimit të përbashkët. Kryemadhi nënvizoi se data 24 mars përkon me ditëlindjen e babait të fëmijëve të saj dhe një figure të rëndësishme politike.
“24 marsi është ditëlindja e babait të fëmijëve të mi, ish-bashkëshortit tim dhe presidentit të PL-së. Patjetër që urohet, pavarësisht gjërave. Unë nuk mohoj 33 vite të jetës sime dhe të përpjekjeve politike së bashku me të”, u shpreh ajo.
Në përfundim, Monika Kryemadhi i uroi Ilir Meta jo vetëm ditëlindjen, por edhe lirim sa më të shpejtë dhe rikthim në jetën politike.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






