Transmetuar më 25-03-2026, 07:22

Mateo dhe Brikena kanë ndarë momente të veçanta në dhomën e rrëfimit, ku kanë folur hapur për marrëdhënien e tyre gjatë ditëve të fundit në shtëpi.

Gjatë bisedës, Mateo u shpreh se e ka të vështirë të qëndrojë larg Brikenës, pavarësisht distancimit të saj pas disa situatave të krijuara mes tyre. “Jam munduar t’i mbaj distancë, por nuk është e mundur”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Brikena u tregua optimiste, duke lënë të kuptohet se Mateo nuk do të largohet nga shtëpia gjatë kësaj jave.

Pas disa minutash në dhomën e rrëfimit, dy banorët përjetuan puthjen e tyre të parë, një moment i shumëpritur që u shoqërua me reagime dhe brohoritma nga publiku.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit