

Një nominim i fortë mes Stenaldos dhe Mateos ka përfunduar me eliminimin e njërit prej tyre nga votat e publikut.
Stenaldo është banori që ka lënë shtëpinë, pasi rezultoi më pak i votuari për të vijuar rrugëtimin e tij në spektaklin “Big Brother VIP Albania 5”.
Këtë herë, mënyra e komunikimit të rezultatit ishte ndryshe nga herët e tjera. Në dhomën e rrëfimit u thirrën personat më të afërt të dy banorëve: Mali, mik i Stenaldos, dhe Brikena, e afërt me Mateon. Ishin pikërisht ata që u përcollën lajmin finalistëve të nominimit, ku rezultati ishte pozitiv për Mateon dhe negativ për Stenaldon.
Ndërkohë, nominimi mes dy banorëve u hap të shtunën, pas avantazhit të fituar nga Rogerti si lider i shtëpisë. Ai vendosi të përballë në nominim Stenaldon dhe Mateon, duke i lënë në dorë publikut vendimin përfundimtar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






