

Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët me alternime vranësirash, të cilat pritet të jenë më të përqendruara kryesisht përgjatë zonave malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Herë pas here, përgjatë vijës bregdetare dhe në ultësirën perëndimore, ajo pritet të arrijë shpejtësi deri në 15 m/s.
Sa i përket kushteve detare, në detin Adriatik dhe në detin Jon valëzimi parashikohet i forcës 1–3 ballë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






