

Laç, 24 Mars 2026 – Arqipeshkvi i dioqezës Tiranë-Durrës, imzot Arjan Dodaj, së bashku me përfaqësues të tjerë të klerit katolik, udhëhoqën ritualin fetar të Udhës së Kryqit në kishën e Shna Ndout në Laç.
Qindra besimtarë u mblodhën për të ndjekur ritualin, i cili simbolizon rrugën e mundimeve dhe sakrificën e Jezu Krishtit deri në kryqëzim. Ky aktivitet u zhvillua gjatë njërës prej 13 të martave të shenjta, periudhë e cila shoqërohet me pelegrinazhe të shumta në Kishën e Laçit.
Besimtarët ndoqën 14 ndalesat e Udhës së Kryqit, duke u lutur dhe duke lëvduar Zotin. Në fjalën e tij, Arqipeshkvi Dodaj e përshkroi këtë ritual si një çelës në errësirë, që i thërret ndërgjegjes së njeriut për të mos abuzuar me të mirat që Zoti i ka besuar dhe për të kujtuar se jemi të gjithë kalimtarë në këtë botë.
Rituali u krye në prag të festës së Pashkës Katolike, duke theksuar vlerën shpirtërore dhe bashkimin e besimtarëve në këtë periudhë të shenjtë.




Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






