Transmetuar më 24-03-2026, 22:04

Një debat i fortë është zhvilluar gjatë spektaklit të kësaj të marte në Big Brother VIP Albania 5, ku opinionisti Arbër Hajdari është përplasur me banorin Rogert lidhur me diskutimet për fituesin e mundshëm të edicionit.

Gjatë bisedës në “prime”, Hajdari u shpreh se Rogerti dhe Miri fokusohen vazhdimisht te një tjetër banor, duke sugjeruar se kjo vjen si pasojë e frikës ndaj tij.

Arbër Hajdari: “Miri është bërë hija jote. Mendoj që Miri është i sinqertë kur thotë se e fiton Rogerti, por ‘gjilpërat’ kanë qenë të holla që ia ka bërë me kalimin e ditëve. Latë nam, vetëm për Selinën flisni. E keni frikë.”

Nga ana tjetër, Rogerti reagoi duke kundërshtuar këtë qëndrim dhe duke kërkuar që kritikat të jenë të balancuara për të gjithë banorët.

Rogerti: “Po normal që po, për kë do të flasim? Pse nuk ia bën të njëjtat kritika edhe Selinës?”

Në debat ndërhyri edhe Monika, duke i kërkuar Rogertit të mos ndërhynte në diskutim, ndërsa ky i fundit u përgjigj:

Rogerti: “Se dija që Arbri kishte nevojë për ndihmë. Po flas me Arbrin. Doni të na përçani dhe nuk na përçani dot. Nuk na nxjerr as ti, as Monika.”

Debati vijoi me tone të ashpra, ku Hajdari shtoi se marrëdhëniet brenda shtëpisë janë të tensionuara dhe se raporti i Rogertit me banorët e tjerë, veçanërisht me Selinën, mbetet problematik.

Arbër Hajdari: “Ti mirë bën, ti i ke futur ‘gjilpërën’ atij. Uroj të gjesh një mënyrë që kjo të mos duket në shtëpi, por në marrëdhënien me Selinën, kupën e ke shumë herë më të mbushur.”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit