

FIER, 24 mars 2026 – Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Kuman në Roskovec, ku një 80-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu bashkëshorten e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës.
Banorët e zonës janë shprehur të habitur dhe të tronditur nga ajo që ka ndodhur, duke theksuar se në këtë fshat nuk janë regjistruar më parë ngjarje të tilla. Sipas tyre, çifti nuk njihej për probleme apo konflikte të mëparshme.
Në prononcimet për mediat, banorët kanë treguar se familja ishte e ardhur në zonë dhe bënte një jetë të tërhequr. Gruaja, sipas tyre, merrej kryesisht me punët e shtëpisë dhe nuk kishte shumë kontakte me komunitetin.
“Ata janë të ardhur. E shoqja merrej vetëm me punët e shtëpisë, nuk dilte. Nuk kemi pasur ngjarje të tilla më parë, prandaj jemi të çuditur,” u shpreh një prej banorëve.
Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






