Transmetuar më 24-03-2026, 16:58

Itali – Referendumi i fundit në vend ka nxjerrë në pah një mobilizim të lartë të të rinjve, duke ndikuar ndjeshëm në rezultatin përfundimtar dhe duke përbërë një sfidë për qeverinë e Giorgia Meloni.

Sipas të dhënave, pjesëmarrja e përgjithshme në votim arriti në 58.9%, ndërsa tek të rinjtë e moshës 18–28 vjeç (Gjenerata Z) ajo ishte dukshëm më e lartë, në rreth 67%. Brenda këtij grupi, shumica prej 58.5% votuan kundër (“Jo”) ndryshimeve të propozuara.

Analizat tregojnë se vota “Jo” ishte më e theksuar tek shtresat më të arsimuara dhe qytetarët me nivel më të lartë ekonomik, ndërsa mbështetja për “Po” rezultoi më e shpërndarë dhe më e pranishme tek kategori si amviset apo grupet me arsim më të ulët.

Pjesëmarrja e lartë, veçanërisht mes të rinjve, lidhet me politizimin e fortë të referendumit. Sipas vlerësimeve, votuesit janë orientuar më shumë nga pasojat politike të reformës sesa nga përmbajtja teknike e saj.

Të dhënat sipas grupmoshave tregojnë se:

pjesëmarrja më e lartë ishte tek studentët dhe të rinjtë më e ulëta tek të moshuarit dhe grupet ekonomikisht të pakënaqura

Ndërkohë, Gjenerata Y (29–44 vjeç) shënoi nivelin më të lartë të abstensionit, me rreth 47.5% që nuk morën pjesë në votim.

Nga pikëpamja politike, mobilizimi më i madh u vu re në skajet e spektrit politik, ndërsa qendra rezultoi më pak aktive. Brenda forcave të ndryshme politike u evidentuan edhe ndarje në qëndrime lidhur me votën.

Sipas analizave mediatike italiane, rezultati i referendumit përbën një sinjal kritik për qeverinë e Giorgia Meloni, në një periudhë të shoqëruar me sfida ekonomike dhe tensione ndërkombëtare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit