

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në fshatin Kuman të Roskovecit në qarkun Fier.
Një 80 vjeçar ka vrarë me armë zjarri të shoqen dhe më pas veten.
Viktimat janë Shefit Rrapaj, 80 vjeç dhe bashkëshortja e tij Dashurie Rrapaj, 75 vjeçe, raporton noa.al.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e krimit.
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






