Transmetuar më 24-03-2026, 15:21

Vlorë, 24 mars 2026 – Një rast i ri i një peshku të konsideruar helmues është konfirmuar në bregdetin shqiptar, duke ngritur shqetësim te peshkatarët dhe pushuesit.

Sipas specialistëve, bëhet fjalë për të ashtuquajturin “peshku Qyle”, një specie e rrezikshme që është evidentuar për herë të dytë në ujërat shqiptare.

Profesori Rigers Bakiu ka bërë të ditur se prania e këtij lloji në detin shqiptar po përsëritet, gjë që sipas tij mund të tregojë një përhapje graduale të specieve jo-native në zonë.

Ekspertët paralajmërojnë se rreziku nuk lidhet vetëm me konsumimin e peshkut, por edhe me kontaktin fizik, për shkak të toksinave që ai mund të lëshojë, të cilat mund të shkaktojnë probleme shëndetësore.

Autoritetet dhe specialistët u bëjnë thirrje qytetarëve dhe peshkatarëve që të shmangin çdo kontakt me këtë specie dhe të raportojnë raste të ngjashme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit