

Bruksel, 24 mars 2026 – Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se institucionet europiane po ndjekin me vëmendje zhvillimet në Shqipëri, përfshirë edhe çështjen që lidhet me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Gjatë një forumi në Bruksel, Kos vlerësoi punën e SPAK-ut si të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit, duke theksuar se për Bashkimin Europian nuk ka rëndësi vetëm procesi i hetimit, por edhe mënyra se si institucionet dhe shoqëria reagojnë ndaj këtyre rasteve.
Ajo u shpreh se lufta kundër korrupsionit në vendet kandidate për në BE kërkon jo vetëm kuadër ligjor të fortë, por edhe ndryshim të mendësisë dhe qasjes ndaj këtij fenomeni në shoqëri.
Çështja ndaj Belinda Balluku është aktualisht në hetim nga SPAK për dyshime lidhur me procedura të tenderimeve publike, përfshirë projekte infrastrukturore si “Tuneli i Llogarasë” dhe segmentë të “Unazës së Madhe” në Tiranë.
Sipas deklarimeve nga Brukseli, këto zhvillime po monitorohen në kuadër të procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Politico
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






