Transmetuar më 24-03-2026, 14:06

Tiranë, 24 mars 2026 – Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar ish-presidentin Ilir Meta me rastin e ditëlindjes, gjatë një deklarate për mediat ku njëkohësisht ka ngritur akuza të forta politike ndaj qeverisë.

Berisha deklaroi se ndaj Metës dhe personave që ai i cilësoi si “të burgosur politikë” janë ushtruar, sipas tij, forma intimidimi të organizuara nga pushteti aktual. Ai pretendoi se këto veprime lidhen me struktura të afërta me qeverinë, duke i konsideruar si sjellje të papranueshme politike.

Në deklaratën e tij, Berisha iu referua edhe disa rasteve që ai i cilësoi si presion ndaj ish-presidentit Meta, duke i quajtur ato pjesë të një qasjeje të ashpër ndaj kundërshtarëve politikë.

Deri tani, këto deklarata mbeten në nivel akuzash politike dhe nuk janë shoqëruar me reagim apo verifikim zyrtar nga institucionet përkatëse.

"U dërgoj një përshëndetje të përzemërt, të burgosurve politikë në qelitë e komisariateve dhe ti uroj nga zemra ditëlindjen, ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Ilir Meta, i burgosur kryesor politik në Shqipëri që po bën një betejë të jashtëzakonshme edhe nga qelia e burgut kundër narkoshtetit. Dënon me neverinë më të madhe, aktet e turpshme të intimidimit që ata i bëjnë, duke dërguar kriminelë për ti shpuar shishet e ujit. Dhe akte të tilla që tregojnë fytyrën e poshtë të Edi Ramës. Që të gjitha janë me urdhër të Edi Ramës. Dhe kur një nga eksponentët kryesorë socialistë, me kërkesën e Tedi Blushit, deputetit, merret me këtë problem, rezultonte se operacionin e kryente Ergys Agasi me urdhër të Edi Ramës. Shikoni ku shkon Edi Rama. Shiko çfarë shpirt, se s’po i vë epitete, se meriton çdo epitet ka ky njeri. Çon kriminelë për të shpuar shishet e ujit, që ta lejë pa ujë. Mund të shkojë gjer këtu njeriu? As sigurimi i shtetit nuk i bënte këto.",tha Berisha.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit