Transmetuar më 24-03-2026, 13:35

Tiranë – GJKKO ka shpallur vendimin për çështjen e rrëmbimit, vrasjes dhe zhdukjes së Jan Prenga, duke dhënë dënime me burgim të përjetshëm për disa prej të pandehurve. Sot u njoftua dënimi përjetë i Altin Hajrit i cili është shpallur në kërkim.

Sipas dosjes hetimore, Jan Prenga u rrëmbye dhe u transportua në ambientet e “Golden Resort” në Shijak, ku dyshohet se u vra, ndërsa trupi i tij nuk është gjetur ende.

Hetimet

Sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK), si figura kyçe në organizimin e rrëmbimit dhe zhdukjes së viktimës dyshohen Dritan Rexhepi dhe Altin Hajri. Hetimet janë mbështetur në pamje sigurie dhe komunikime të enkriptuara, të cilat konsiderohen prova kyçe të dosjes.

Vendimi i gjykatës

Gjykata ka shpallur fajtor edhe Festim Bexhdili, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm si një nga të përfshirët në rrëmbimin me pasojë vdekjen dhe zhdukjen e trupit të viktimës.

Ndërkohë, Altin Hajri vijon të jetë në kërkim nga autoritetet. Seanca gjyqësore

Në seancë kanë qenë të pranishëm edhe familjarë të të pandehurve, të cilët kanë kundërshtuar akuzat dhe kanë deklaruar pafajësi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit