Transmetuar më 24-03-2026, 11:21

Tiranë, 24 mars 2026 – Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në ambientet e të ashtuquajturës “Vila 30”, ku kanë marrë pjesë disa ministra dhe drejtues institucionesh të sigurisë.

Sipas burimeve, në takim ishin të pranishëm ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, ministri i Drejtësisë Toni Gogu dhe ministri Ervin Demo. Gjithashtu, pjesë e mbledhjes kanë qenë edhe drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit Sokol Bizhga, si dhe drejtori i kompanisë Illyrian Guard, Florenc Spaho.

Në takim kanë marrë pjesë edhe zëvendësministrat e Brendshëm Xhemal Qefalia, Silva Caka dhe Anisa Ruseti.

Sipas informacioneve paraprake, ministri i Brendshëm Lamallari ka qenë i pari që ka mbërritur në takim, duke zhvilluar fillimisht një bisedë kokë më kokë me kryeministrin Rama. Takimi mes tyre ka nisur rreth orës 09:00 dhe ka zgjatur mbi një orë.

Më pas, në ambientet e “Vilës 30” është parë të hyjë edhe ministri i Drejtësisë Gogu, ndërsa pjesëmarrja e disa drejtuesve të sigurisë ka rritur interesin mbi temat e diskutuara.

Deri në këtë fazë nuk ka një njoftim zyrtar mbi axhendën e takimit, ndërsa mbetet e paqartë nëse ai lidhet me zhvillime konkrete në fushën e sigurisë apo përbën një mbledhje të zakonshme institucionale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit