

Lezhë, 24 mars 2026 – Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim një shtetas 52-vjeçar, i dyshuar për kryerjen e një marrëdhënieje seksuale pa pëlqimin e një gruaje.
Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedurat për kapjen e shtetasit me inicialet P. M.
Autoritetet bëjnë me dije se hetimet janë në vijim, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.
Policia nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi rrethanat e ngjarjes, për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe për të ruajtur integritetin e hetimit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






