Transmetuar më 24-03-2026, 09:46

Tiranë – Dy mjekë janë vënë nën hetim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se kanë vonuar trajtimin mjekësor të një të miture dhe i kanë dëmtuar shëndetin gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për shtetasit me iniciale L. H., 30 vjeç dhe A. H., 32 vjeçe, të dy me profesion mjek.

Hetimet kanë nisur pas kallëzimit të shtetasit Sh. M., i cili pretendon se mjekët kanë shkaktuar vonesa në trajtimin e vajzës së tij të mitur. Ai ka deklaruar gjithashtu se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, shëndeti i vajzës është dëmtuar.

Në njoftimin e policisë thuhet se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj dy mjekëve.

Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit