

Një baba në Tiranë ka bërë denoncim shqetësues për një mjeke dhe një mjek të cilët i akuzon se kanë abuzuar me detyrën në kurriz të të bijës së saj të mitur.
SH.M, banues në Tiranë ka denoncuar tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, mjekët L.H. dhe A.H.
Babai pohon se këta dy mjekë kur dërgoi vajzën e tij të vogël në urgjencën e QSUT, zvarritën në mënyrë të papërgjegjshme mjekimin dhe për më tepër, pasi e futën në operacion i kanë shkaktuar dëme të voglës.
Lidhur me ngjarjen, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit L. H., 30 vjeç dhe A. H., 32 vjeçe, të dy me detyrë mjekë.
"Procedimi penal nisi pasi ka kallëzuar shtetasi Sh. M. se këta dy mjekë kanë vonuar në trajtimin mjekësor të vajzës së tij të mitur dhe se gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale i kanë dëmtuar shëndetin e saj", tha policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






