

‘Lajmet e rreme të Trampit për gjoja negociata, janë thjeshtë një skemë manipulimi për tregjet financiare dhe të naftës’, deklaroi Muhamed Bagher Ghalibaf, kryetar i Parlamentit Islamik të Iranit.
Agjencia iraniane e lajmeve ParsToday, tha sot se kreu i Parlamentit të Iranit reagoi ndaj atij që e quajti pretendim i rremë i presidentit amerikan Trump për negociatat me Iranin.
Ghalibaf tha në X se "populli ynë kërkon ndëshkim të plotë të agresorëve deri në pendim" dhe vazhdoi:
"Të gjithë zyrtarët iranianë qëndrojnë fuqishëm pas udhëheqësit dhe popullit të tyre derisa të arrihet ky qëllim”.
Duke theksuar se nuk janë zhvilluar kurrfarë negociatash me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ghalibaf tha: "Lajmet e rreme përdoren për të manipuluar tregjet financiare dhe të naftës dhe për t’i shpëtuar moçalit në të cilin janë bllokuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit”.
Më herët Trump njoftoi se kishte vendosur një armëpushim pesë ditor duke ndalur bombardimet e centraleve energjetike në Iran, pasi, siç tha ai, me ndërmjetësimin e Turqisë ishte rënë dakord me qëllim që të marrë zgjidhje çështja e hapjes së ngushticës së Hormuzit që kontrollohet nga Irani.
Menjëherë pas kësaj deklarate tregjet financiare reaguan dhe pësuan rritje pozitive ndërsa çmimi i naftës ra ndjeshëm.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






