Transmetuar më 24-03-2026, 08:32

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit tha se hedhin poshtë çfarëdo spekulimi në lidhje me çfarëdo negociata me Amerikën në 24 orët e kaluara të luftës.

Esmail Baghaei, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në një dalje për media tha se qëndrimet e Republikës Islamike të Iranit nuk kanë ndryshuar aspak rreth Ngushticës së Hormuzit dhe kushteve për përfundimin e luftës.

Sipas ParsToday, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në reagim ndaj atyre që i quajti spekulime të presidentit amerikan në lidhje me bisedime me Iranin dhe tërheqjes së tij nga kërcënimet e mëparshme, tha: “Gjatë ditëve të fundit kemi marrë disa mesazhe nga disa vende mike për kërkesën e Amerikës për t’i dhënë fund luftës, të cilave u jemi përgjigjur sipas kushteve të nevojshme dhe në bazë të qëndrimeve parimore të Iranit. Në këto përgjigje janë përfshirë paralajmërimet e nevojshme në lidhje me pasojat e çfarëdo lloj sulmi ndaj infrastrukturave jetike të Iranit dhe kemi theksuar se çfarëdo lloji sulmi në këtë drejtim do të përballet me kundërpërgjigje të prerë, të shpejtë dhe shumë më shumë efikase nga forcat e armatosura të Iranit”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit