Transmetuar më 23-03-2026, 23:01

Gjatë një vizite në Tetovë, Vesna Janevska, Ministre e Arsimit në Maqedonia e Veriut, u përplas me një gazetar për shkak të përdorimit të përkthyesit.

Gazetari e pyeti ministres nëse kishte sjellë përkthyes, duke theksuar rëndësinë e tij gjatë vizitave në qytet:

“A keni marrë përkthyes zonja ministre? Ju kemi thënë që të merrni përkthyes kur të vini në Tetovë.”

Ministrja iu përgjigj se nuk kishte nevojë për përkthyes:

“Nuk më duhet. Nuk e di kujt i duhet përkthyes në Maqedoninë e Veriut që të flasë gjuhën maqedonase. Tani më lejoni që të flas për atë që kemi ardhur sot.”

Ky nuk është hera e parë që Janevska ka refuzuar përdorimin e përkthyesit gjatë vizitave publike. Gjatë një mbledhjeje për propozimet e ndryshimeve në ligjin e arsimit të lartë, ajo kërkoi nga profesorët dhe drejtuesit e Universitetit të Tetovës të flisnin maqedishte, duke argumentuar se nuk kuptonte gjuhën shqipe.

Gazetarët insistuan që ministrja të ketë një përkthyes gjatë komunikimeve publike, por Janevska theksoi se gjuha zyrtare në Maqedonia e Veriut është maqedonishtja.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit