

Një incident me armë zjarri u regjistrua mbrëmjen e kësaj të hëne në Prishtinë, ku u plagos një hetues i Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 në rrugën “B” të kryeqytetit. Sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i plagosuri nuk dyshohet të ketë qenë objektiv për shkak të detyrës së tij zyrtare.
Hetuesi u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e plotë të rastit dhe aktualisht është në kërkim të autorit të dyshuar, i cili është identifikuar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






