

Analisti Arjan Curri ka deklaruar se Partia Demokratike do të zgjedhë Ilir Alimehmeti si kandidat për zgjedhjet lokale në Tiranë vitin e ardhshëm.
I ftuar në emisionin “Top Story”, Curri theksoi se kandidatura nuk do t’i jepet Florian Binajt, duke shtuar se vendimi i partisë ka qenë i orientuar drejt Alimehmetit.
“A do kenë Florian Binajn kandidat apo do ia japin Alimehmetit. Unë di një tjetër thashethem, që i është premtuar Alimehmetit kandidimi për Bashkinë e Tiranës,” deklaroi Curri.
Ky paralajmërim i analistit vjen në një moment kur debatet brenda strukturave të PD-së për kandidatët e mundshëm në kryeqytet janë duke vazhduar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






