Transmetuar më 23-03-2026, 19:14

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në Kolumbia, ku një avion transporti i Forcave Ajrore u rrëzua mëngjesin e së hënës, pak minuta pas ngritjes nga Puerto Leguízamo. Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, në bord ndodheshin mbi 100 ushtarë. Si pasojë e rrëzimit, rreth 90 persona kanë humbur jetën, ndërsa 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt qendrave mjekësore për trajtim.

Ministri i Mbrojtjes, Pedro Arnulfo Sánchez, përmes një postimi në rrjetet sociale konfirmoi se ka viktima, pa dhënë një bilanc të saktë zyrtar.

Ngjarja ndodhi vetëm pak minuta pas ngritjes së avionit nga aeroporti lokal. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një re të madhe tymi gri që ngrihet mbi zonën e aksidentit, si dhe mbetje të shpërndara të avionit në vendin e përplasjes.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e kësaj tragjedie ajrore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit