Transmetuar më 23-03-2026, 18:34

Protesta e paralajmëruar për pasditen e së hënës kundër rritjes së çmimit të naftës nuk u zhvillua, pasi në vendin e paracaktuar nuk u paraqitën qytetarë.

Rreth një orë pas orarit zyrtar të njoftuar për nisjen e saj, përpara ambienteve të Kryeministrisë nuk u vu re asnjë pjesëmarrje qytetare. Në zonë ishin të pranishëm vetëm disa aktivistë të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, përfaqësues të mediave me automjetet e transmetimit, si dhe forca të policisë të angazhuara për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë.

Protesta ishte thirrur në një kohë kur çmimi i naftës në vend ka njohur rritje të ndjeshme gjatë ditëve të fundit, duke arritur deri në 220 lekë për litër dhe duke shkaktuar pakënaqësi në opinionin publik.

Në reagim ndaj situatës, qeveria ka vendosur rikthimin e Bordit të Transparencës për karburantet, si një mekanizëm për monitorimin dhe kontrollin e çmimeve.

Thirrja për protestë ishte bërë nga përfaqësues të shoqërisë civile përmes rrjeteve sociale, duke ftuar qytetarët të merrnin pjesë në mënyrë masive për të kundërshtuar rritjen e çmimeve dhe për të kërkuar uljen e tyre.

Megjithatë, mungesa e pjesëmarrjes bëri që protesta të dështojë, duke ngritur pikëpyetje mbi mobilizimin qytetar për këtë çështje.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit