

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në Bashkinë Kolonjë, ka shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.
Flakët kanë përfshirë një stallë bagëtish, duke djegur rreth 40 kuintalë misër dhe elb, si edhe 150 dengje jonxhë.
Paraprakisht dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë pakujdesia e vetë pronarit në ambientin ku ai qëndronte.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Kolonjës me dy mjete, të cilat kanë arritur të vënë flakët nën kontroll dhe t’i shuajnë plotësisht.
Falë ndërhyrjes në kohë, është shmangur përhapja e zjarrit drejt një sipërfaqeje pyjore me lisa pranë stallës, duke parandaluar pasoja edhe më të rënda për zonën.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






