Transmetuar më 23-03-2026, 17:24

ITALI – Rezultatet e para të sondazheve kanë rrëzuar propozimin e qeverisë italiane në referendumin për reformën në drejtësi, duke nxitur reagimin e menjëhershëm të kryeministres Giorgia Meloni.

Në një videomesazh drejtuar qytetarëve, Meloni theksoi se vullneti i popullit është i qartë dhe se ai do të respektohet plotësisht nga qeveria.

“Italianët kanë vendosur dhe ne e respektojmë këtë vendim. Do të ecim përpara, siç kemi bërë gjithmonë, me përgjegjësi, vendosmëri dhe respekt për popullin italian dhe për Italinë,” u shpreh ajo.

Sipas mediave italiane, kryeministrja nënvizoi se, pavarësisht rezultatit, ekzekutivi do të vijojë punën në prioritete të tjera, duke ruajtur angazhimin për stabilitet dhe reforma në vend.

Rezultati i referendumit konsiderohet një moment i rëndësishëm politik, pasi reflekton qëndrimin e qytetarëve ndaj ndryshimeve të propozuara në sistemin e drejtësisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit