Transmetuar më 23-03-2026, 16:57

KOSOVË – Një 27-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Danimarka, është arrestuar nga policia kosovare në Prishtinë.

I arrestuari është Liridon Fetahi, i cili kërkohej nga autoritetet daneze për përfshirje në dy raste vrasjesh, si dhe për lidhje me një bandë kriminale në Danimarkë.

Arrestimi është kryer më 23 mars, në kuadër të një operacioni policor të zhvilluar në kryeqytetin kosovar.

Sipas autoriteteve, Fetahi akuzohet për dy ngjarje të rënda që kanë ndodhur gjatë vitit 2020. Në prill, një person u qëllua për vdekje në një parking publik, ndërsa në nëntor u regjistrua një tjetër sulm me armë zjarri, ku mbetën të plagosur tre persona, dy prej të cilëve humbën jetën si pasojë e plagëve.

Autoritetet pritet të vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Danimarkës, ku do të përballet me drejtësinë për akuzat e ngritura.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit