Transmetuar më 23-03-2026, 15:25

Ambasada iraniane në Kabul, Afganistan, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të presidentit amerikan Donald Trump lidhur me shtyrjen e mundshme të sulmeve ndaj objekteve bërthamore iraniane.

Në reagimin zyrtar, përfaqësia diplomatike thekson se Trump është përmbajtur nga një veprim i tillë pas një “paralajmërimi të fortë” nga ana e Iranit.

Autoritetet iraniane kanë mohuar kategorikisht çdo kontakt, qoftë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, me Trump apo me përfaqësues amerikanë. Sipas tyre, pretendimet për negociata nuk qëndrojnë.

Burime të cituara bëjnë me dije se Teherani pretendon se tërheqja e Trump lidhet me paralajmërimet e Iranit për të ndërmarrë goditje ndaj objektivave në Gjirin Persik, në rast të një përshkallëzimi të situatës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit