Transmetuar më 23-03-2026, 14:32

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të fortë pas deklaratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili njoftoi për një “armëpushim” 5-ditor me Iran.

Sipas tij, pas bisedimeve të cilësuara si “shumë të mira”, janë shtyrë sulmet ndaj termocentraleve dhe infrastrukturës energjetike iraniane, duke ulur tensionet në rajon dhe duke reflektuar menjëherë në tregjet globale të energjisë.

Si pasojë, çmimi i naftës së papërpunuar Brent të Detit të Veriut ra me më shumë se 14%, duke zbritur në 96.07 dollarë për fuçi.

Një rënie e ngjashme u regjistrua edhe për kontratën amerikane West Texas Intermediate (WTI), e cila u ul me mbi 14%, duke arritur në 84.37 dollarë për fuçi.

Analistët vlerësojnë se çdo sinjal për ulje të tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme ndikon drejtpërdrejt në tregjet e naftës, duke sjellë luhatje të menjëhershme të çmimeve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit