Transmetuar më 23-03-2026, 14:10

Lexoni horoskopin javor të Paolo Fox për të zbuluar se çfarë kanë rezervuar yjet për ju: pasqyra e detajuar e shenjës tuaj astrologjike për javën nga 23 marsi deri më 29 mars për secilën shenjë të zodiakut. Gjithçka rreth dashurisë, punës, mirëqenies dhe fatit.

Shigjetari

DASHURIA: Venusi favorizon njohje të reja dhe histori të reja dashurie, sidomos nëse e kaluara nuk të kënaq më. Është e rëndësishme të mbash një qëndrim të hapur dhe të mos lejojsh frikën të të ndalojë. Duhet t’i kushtosh më shumë kohë pushimit dhe qetësisë, pasi shumë debate lindin pikërisht nga lodhja. Kjo është një periudhë e ngarkuar në aspektin profesional dhe familjar, me përgjegjësi të reja që po shfaqen. Për këtë arsye, në dashuri ke nevojë për dikë që të mbështet, jo për dikë që të krijon tension.

PUNA: Duhet të tregohesh i kujdesshëm me fjalët dhe të shmangësh polemikat e panevojshme me ortakët dhe bashkëpunëtorët. Planetët të mbrojnë nga momentet e pasigurisë dhe mund të ketë surpriza pozitive, sidomos për ata që janë vetëm ose në kërkim të një pune të re. Atmosfera bëhet më e lehtë dhe do të jesh më i hapur ndaj kontakteve të reja, të cilat mund të rezultojnë me fat, veçanërisht gjatë udhëtimeve. Megjithatë, duhet kujdes nga tensionet e mundshme në fillim të javës, sidomos të hënën dhe të martën.

MIRËQENIA: Pas një periudhe me shumë lëvizje, ndjen nevojën për të pushuar. Gjatë fundjavës mund të rifitosh energjinë me aktivitete të lehta fizike. Para gjumit rekomandohet diçka qetësuese, si një çaj bimor apo çdo aktivitet që të ndihmon të relaksohesh.

Për horoskopin ditor, javor e mujor klikoni këtu

Shënim i noa.al: Horoskopi nuk synon të zëvendësojë në asnjë mënyrë informacionin shkencor të dhënë nga mjekë dhe specialistë të fushave përkatëse. Nëse keni nevojë për këshilla të caktuara, ju rekomandojmë të kontaktoni një profesionist. Astrologjia merret me lëvizjet e yjeve dhe planetëve, megjithatë, në asnjë mënyrë noa.al nuk nxit vendime të bazuara mbi horoskopin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit