

Lexoni horoskopin javor të Paolo Fox për të zbuluar se çfarë kanë rezervuar yjet për ju: pasqyra e detajuar e shenjës tuaj astrologjike për javën nga 23 marsi deri më 29 mars për secilën shenjë të zodiakut. Gjithçka rreth dashurisë, punës, mirëqenies dhe fatit.
Gaforrja
DASHURIA: Ka persona që të duan dhe që me praninë e tyre mund të të ndihmojnë të ndryshosh disa qëndrime të rëndësishme në jetën tënde. Mund të nisë një histori e re dashurie, ndoshta me dikë që të shkruan mesazhe të ëmbla apo me të cilin komunikon online. Megjithatë, duhet të kesh kujdes: për shkak të krenarisë së tepruar ose ndonjë pakënaqësie të vjetër, rrezikon të prishësh situata që në fakt mund të rezultojnë shumë premtuese. Nga data 30 situata përmirësohet edhe më shumë, sidomos nëse ke kaluar një periudhë të vështirë në dashuri.
PUNA: Favorizohen veçanërisht ata që punojnë në fusha artistike. Qielli sjell mundësi të mira për projekte të reja që mund t’i propozoshe vetë ose t’i marrësh si oferta. Mund të ketë edhe ndryshime brenda punës aktuale, si një rol i ri apo një përgjegjësi tjetër. Janë të favorshme kontaktet me qytete të tjera dhe ndryshimet që mund të hapin horizonte të reja edhe në studime. Lëvizjet dhe udhëtimet shpërblehen në këtë periudhë, pasi sektori i udhëtimeve është shumë i favorizuar.
MIRËQENIA: Pengesat e kohëve të fundit mund të kenë shërbyer për të të bërë më të fortë dhe për të të ndihmuar të kuptosh më mirë veten. Tani ndjen dëshirën për t’u rritur dhe për të gjetur kuptimin e emocioneve që përjeton. Koha e lirë duhet kaluar në mënyrë të qetë dhe pa stres. Interesi për përvoja të reja, sidomos në aspektin mendor, mund të plotësohet duke u afruar me lexime shpirtërore apo tema më të thella dhe reflektuese.
Shënim i noa.al: Horoskopi nuk synon të zëvendësojë në asnjë mënyrë informacionin shkencor të dhënë nga mjekë dhe specialistë të fushave përkatëse. Nëse keni nevojë për këshilla të caktuara, ju rekomandojmë të kontaktoni një profesionist. Astrologjia merret me lëvizjet e yjeve dhe planetëve, megjithatë, në asnjë mënyrë noa.al nuk nxit vendime të bazuara mbi horoskopin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





