Transmetuar më 23-03-2026, 11:49

Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagoi lidhur me protestën e opozitës që u zhvillua një ditë më parë, duke dënuar ashpër çdo akt dhune.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada thekson se protestat janë një e drejtë themelore në çdo shoqëri demokratike, por dhuna ndaj personave ose objekteve është e papranueshme.

Ambasada thekson gjithashtu se pret që partitë politike përgjegjëse të distancohen në mënyrë të paekuivokë nga dhuna, duke ruajtur respektin për rregullat demokratike dhe sigurinë publike.

Reagimi i plotë i ambasadës:

Ambasada dënon dhunën e papranueshme gjatë demonstratave.

Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore.

Dhuna nuk mund të justifikohet asnjëherë.

Partitë politike duhet të distancohen qartësisht nga çdo akt dhune.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit