

Një burrë ka humbur jetën sot në mëngjes pasi u përfshi në një aksident fatal.
Ngjarja ndodhi rreth orës 08:50, në aksin rrugor “Divjakë–Lushnjë”, ku janë përfshirë në një aksident një mjet bujqësor pa targa, me drejtues shtetasin Mesut Malko, 67 vjeç, me një motomjet me drejtues shtetasin Ismail Dervishi, rreth 70 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i motomjetit, shtetasi Ismail Dervishi, tha policia.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit bujqësor, shtetasin Mesut Malko, në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






