Transmetuar më 23-03-2026, 10:23

Kavajë – Plagosje me armë zjarri në Kavajë, një 39-vjeçar u qëllua me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Policia tha se pas reagimit në kohë të shërbimeve të saj, u identifikua, u lokalizua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i ngjarjes.

Në pranga ra eedhe një person që akuzohet se e ndihmoi të largohej nga vendi i ngjarjes.

Pas disa orësh kërkime, Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën autori dyshohet se kreu plagosjen.

Ngjarja ndodhi rreth orës së dielës 22 mars, në lagjen nr. 6, Kavajë, kur shtetasi P. M., 42 vjeç, banues në Kavajë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se plagosi me armë zjarri (pistoletë) shtetasin B. D., 39 vjeç, banues në Rikaj, Kavajë.

Noa.al raporton se 39 vjeçari u dërgua dhe ndodhet në Spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.

Tre orë kërkime policore u mbyllën me identifikimin e autorit të dyshuar, lokalizimin dhe kapjen e tij në lagjen 17/1, Durrës.

"Shërbimet operacionale të DVP Durrës bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit P. M., 42 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se plagosi me armë zjarri (pistoletë) shtetasin B. D., 39 vjeç, banues në Rikaj, Kavajë, i cili ndodhet në Spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë veprimeve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit A. Ç., 35 vjeç, banues në Kavajë, i cili dyshohet se e ka ndihmuar autorin të largohej nga vendngjarja, duke e transportuar me automjet drejt Durrësit.

Shërbimet e Policisë, pas disa orësh kontrollesh, bënë të mundur gjetjen e armës së zjarrit pistoletë, të cilën autori e kishte hedhur gjatë largimit nga vendi i ngjarjes", tha policia.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit