

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Skelës, Vlorë, ku një automjet ka përplasur një të moshuar që po kalonte me biçikletë në vijat e bardha.
Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka pësuar lëndime të lehta. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas e kanë transportuar drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






