Transmetuar më 23-03-2026, 07:29

Territori i Shqipëri do të ndikohet këtë të hënë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, ku reshjet e shiut do të jenë prezente pothuajse gjatë gjithë ditës.

Sipas parashikimeve, orët e para të mëngjesit do të shoqërohen me reshje të lehta në ultësirën perëndimore, ndërsa në vijim të ditës, veçanërisht rreth mesditës, shiu do të përhapet në pjesën më të madhe të territorit. Në disa zona, kryesisht në relievet malore, priten edhe episode të shkurtra shtrëngatash.

Në mbrëmje, intensiteti i reshjeve do të vijë në rënie, duke mbetur i dobët kryesisht në jug të vendit dhe në zona të izoluara malore në verilindje.

Ndërkohë, në lartësitë mbi 1000–1200 metra në zonat verilindore dhe juglindore, reshjet e shiut do të zëvendësohen nga dëbora, megjithëse me intensitet të ulët.

Era parashikohet të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare, ndërsa në Deti Adriatik dhe Deti Jon deti do të paraqitet relativisht i qetë, me valëzim të ulët.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit