

Në një bisedë me banorët e Big Brother VIP Albania 5, Brikena Selmani ndau një histori personale që i ka ndodhur gjatë vizitës te një fallxhore. Ajo tregoi se edhe pa i dhënë informacion paraprak, fallxhorja ka arritur të parashikojë shumë gjëra nga jeta e saj.
“Pa i treguar unë asgjë, ka ditur çdo gjë për jetën time. Edhe një gjë që e kam ditur vetëm unë dhe mami, më tha në atë moment. Më thotë se në gjysmën e tetorit do të të ndodhë një sukses i madh, do të marrë lakmi i madh edhe i vogël,” rrëfeu Brikena.
Ajo shtoi se fallxhorja kishte parashikuar gjithashtu një ngjarje të rëndësishme për një person në familjen e saj me shkronjën “A”, duke përmendur një operacion dhe një sukses të madh që pritet të ndodhë.
Banorët Shëndrit dhe Selin e dëgjuan me vëmendje, ndërsa Brikena tregoi se nuk i frikësojnë këto parashikime dhe nuk ka problem t’i ndajë me publikun, edhe kur bëhet fjalë për çështje më personale.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






