Transmetuar më 22-03-2026, 22:47

Më 22 mars 2026, pas përfundimit të protestës kombëtare të organizuar nga opozita, policia e Tiranës shoqëroi 23 persona të dyshuar për përfshirje në incidentet gjatë tubimit.

Gjatë protestës, disa protestues hodhën fishekzjarre dhe bomba molotov në drejtim të institucioneve, ndërsa forcat e rendit reaguan me gaz lotsjellës, ujëhedhëse dhe spraj piper për shpërndarjen e turmës dhe vendosjen e situatës nën kontroll.

Mësohet se 6 efektivë kanë mbetur të lënduar dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit