

Vlorë – Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë rrugor i ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:55 në aksin Vlorë–Kotë, në zonën e njohur si “Ura e Vidicës”.
Burime policore bëjnë me dije se viktimat janë identifikuar si Adi Alushaj, rreth 30 vjeç dhe Esat Brahimaj, rreth 40 vjeç, të cilët humbën jetën në vendngjarje si pasojë e përplasjes së fortë mes dy automjeteve.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë edhe një pasagjer, Andrea Begaj, rreth 40 vjeç, i cili ndodhej në automjetin e drejtuar nga Brahimaj dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor.
Ndërkohë, Policia e Vlorës ka konfirmuar ngjarjen përmes një komunikate zyrtare, ku bëhet me dije se dy drejtuesit e mjeteve kanë ndërruar jetë në vend, ndërsa një pasagjer ndodhet në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






