

Aksident tragjik në Vlorë, dy persona humbin jetën në vend
Vlorë – Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 20:55 në aksin Vlorë–Kotë, në vendin e njohur si “Ura e Vidicës”, ku janë përfshirë dy automjete.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesit e mjeteve, shtetasit Adi Alushaj, rreth 30 vjeç dhe Esat Brahimaj, rreth 40 vjeç, kanë humbur jetën në vendngjarje si pasojë e përplasjes së fortë.
Ndërkohë, një pasagjer që udhëtonte në automjetin e drejtuar nga Esat Brahimaj, shtetasi Andrea Begaj, rreth 40 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë dhe po merr ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Komunikata e policisë
Sot, rreth orës 20:55, në aksin rrugor Vlorë–Kotë, në vendin e quajtur “Ura e Vidicës”, janë përfshirë në një aksident të rëndë rrugor dy automjete, me drejtues shtetasit A. A., rreth 30 vjeç dhe E. B., rreth 40 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, të dy drejtuesit e automjeteve kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa një pasagjer, shtetasi A. B., rreth 40 vjeç, që udhëtonte në automjetin me drejtues E. B., ndodhet në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






