

Protesta e opozitës në Tiranë u shoqërua me tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit. Gjatë marshimeve drejt institucioneve kryesore, përfshirë Kryeministrinë, disa ministri dhe Bashkinë e Tiranës, protestuesit hodhën molotovë dhe fishekzjarre.
Policia ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për shpërndarjen e turmës. Si pasojë e përplasjes, 4 efektivë policie u lënduan dhe u transportuan në spital, ndërsa 13 persona u shoqëruan në ambientet e policisë për procedura të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






