

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e fshatit Kotë, në Vlorë, ku janë përplasur dy automjete, duke shkaktuar dy viktima dhe një të plagosur rëndë.
Automjetet e përfshira janë një Benz me targë FR4044C, me drejtues shtetasin A.A., 30 vjeç, dhe një makinë tip Ford me targë AB309FL, shoferi i së cilës ende nuk është identifikuar.
Si pasojë e përplasjes, dy shoferët kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa pasagjeri ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar për trajtim mjekësor.
Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Dalin emrat e viktimave të aksidentit tragjik në Vlorë, një i plagosur në gjendje të rëndë
Vlorë – Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë rrugor i ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:55 në aksin Vlorë–Kotë, në zonën e njohur si “Ura e Vidicës”.
Burime paraprake bëjnë me dije se viktimat janë identifikuar si Adi Alushaj, rreth 30 vjeç dhe Esat Brahimaj, rreth 40 vjeç, të cilët humbën jetën në vendngjarje si pasojë e përplasjes së fortë mes dy automjeteve.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë edhe një pasagjer, Andrea Begaj, rreth 40 vjeç, i cili ndodhej në automjetin e drejtuar nga Brahimaj dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor.
Ndërkohë, Policia e Vlorës ka konfirmuar ngjarjen përmes një komunikate zyrtare, ku bëhet me dije se dy drejtuesit e mjeteve kanë ndërruar jetë në vend, ndërsa një pasagjer ndodhet në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 20:55, në aksin rrugor Vlorë–Kotë, në vendin e quajtur “Ura e Vidicës”, janë përfshirë në një aksident të rëndë rrugor dy automjete, me drejtues shtetasit A. A., rreth 30 vjeç dhe E. B., rreth 40 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, të dy drejtuesit e automjeteve kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa një pasagjer, shtetasi A. B., rreth 40 vjeç, që udhëtonte në automjetin me drejtues E. B., ndodhet në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






