Transmetuar më 22-03-2026, 21:10

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi pas protestës së fundit, duke e cilësuar veprimin e kryeministrit Edi Rama si një “akt të shëmtuar”.

“Ajo që bëri Edi Rama ishte një akt i shëmtuar, por vetëm sa rrit vendosmërinë e kryengritësve paqësorë për ta hedhur sa më shpejt në lanë atë dhe regjimin e tij. Në këtë betejë ne nuk kemi të ndalur. Sot fituam një betejë, zhvilluam betejën më të bukur në gjithë ekzistencën tonë. Nuk ka paqe me Edi Ramën”, tha Berisha.

Deklarata vjen ndërsa ai paralajmëron protesta të tjera në vijim, duke theksuar vendosmërinë për të vijuar me marshimet paqësore kundër qeverisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit