

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi pas incidentit ku u lëndua nga përdorimi i spray-t në sy gjatë protestës së opozitës.
“Ajo që bëri Edi Rama ishte një akt i shëmtuar, por vetëm sa rrit vendosmërinë e protestuesve për të kundërshtuar regjimin e tij. Nuk kemi të ndalur. Absolutisht. Sot fituam një betejë, zhvilluam një betejë të bukur, dhe më madhështorja do të jetë ajo e ardhshmja. Do t’ju njoftoj…”, deklaroi Berisha.
Deklarata e tij vjen ndërsa protestuesit vijojnë marshimet dhe përplasjet me forcat e rendit në disa zona të Tiranës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






