Transmetuar më 22-03-2026, 21:02

Gjatë protestës së opozitës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u lëndua nga përdorimi i gazit lotsjellës, duke i shkaktuar skuqje në sy dhe vështirësi me frymëmarrjen.

Pas incidentit, Berisha u largua për një periudhë të shkurtër drejt banesës së tij, por u rikthye në protestë duke vendosur maskë kundër gazit lotsjellës. Fotot e shkrepura tregojnë liderin demokrat me sytë e skuqur ndërsa qëndron mes turmës së protestuesve.

Protestuesit e opozitës janë shpërndarë në disa zona të Tiranës, ku disa kanë hedhur bomba molotov drejt institucioneve, kanë thyer vitrina biznesesh dhe kanë vendosur zjarr në koshat e mbeturinave dhe stacionet e autobusëve. Forcat e Policisë së Shtetit vijojnë të ndjekin situatën dhe përplasjet mes tyre dhe protestuesve kanë vazhduar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit