

Sot, më datë 22 mars 2026, rreth orës 18:30, në fshatin Piranë të Prizrenit, një këmbësor i moshuar është goditur për vdekje nga një automjet.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, bëri me dije se aksidenti ka ndodhur gjatë tentativës së viktimës për të kaluar rrugën në magjistralen Prizren–Gjakovë. Si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, këmbësori D.H., mashkull rreth 81-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendngjarje, gjë e konfirmuar nga ekipi mjekësor emergjent.
Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. I dyshuari për aksidentin është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, ndalohet për procedura të mëtejshme.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, sipas urdhrit të prokurorit.
Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






