

Tensione të forta janë regjistruar në Rrugën e Elbasanit, ku protestuesit e opozitës kanë tentuar të marshojnë drejt godinës së Kuvendit të Shqipërisë.
Forcat e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë për të ndaluar avancimin e turmës, duke u përplasur me protestuesit që kërkonin të çanin kordonin e sigurisë.
Sipas raportimeve nga terreni, një pjesë e protestuesve kanë hedhur fillimisht sende të forta dhe më pas bomba molotov në drejtim të efektivëve të policisë dhe autobotëve me ujë.
Në përgjigje, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën dhe për të rikthyer kontrollin e situatës.
Situata në zonë paraqitet e tensionuar, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit vijojnë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






