

Tensionet gjatë protestës së opozitës në Tiranë kanë vijuar edhe pranë godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ku protestuesit janë përballur me forcat e rendit.
Pas marshimit në disa akse të kryeqytetit, përfshirë zonën pranë AKSHI dhe rrugën e Elbasanit, protestuesit janë drejtuar drejt Parlamentit, por janë ndaluar nga një kordon i Policisë së Shtetit.
Sipas raportimeve nga terreni, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën dhe për të penguar afrimin e saj drejt godinës së Kuvendit. Nga ana tjetër, protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike dhe sende të forta në drejtim të forcave të rendit.
Në këtë situatë, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar me tone të ashpra ndaj policisë, duke e akuzuar për tejkalim të kompetencave dhe përdorim të forcës ndaj protestuesve. Ai ka kërkuar nga efektivët të shmangin provokimet dhe të mos ushtrojnë dhunë.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa përplasjet vijojnë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






