Transmetuar më 22-03-2026, 20:25

Protesta e opozitës në Tiranë është shoqëruar me përplasje të forta në zonën pas godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit janë ndaluar nga forcat e rendit pranë kryqëzimit të RTSH.

Mes protestuesve ndodhej edhe kreu i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, i cili, pas tensioneve dhe përplasjeve, është ndier keq dhe është larguar me shpejtësi nga zona nën shoqërimin e truprojave të tij. Sipas raportimeve nga terreni, ai është futur në automjetin personal, ndërsa është kërkuar edhe ndihmë mjekësore.

Më herët, protestuesit marshuan në disa akse kryesore të kryeqytetit, duke kaluar nga zona e ish-Bllokut dhe pranë institucioneve qendrore. Ata tentuan të depërtonin në disa pika të bllokuara nga policia, por u përballën me gardhe metalike dhe kordon sigurie.

Gjatë përplasjeve, Policia e Shtetit përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit hodhën molotovë dhe sende të forta në drejtim të forcave të rendit dhe autobotëve të ujit.

Raportohet gjithashtu për një incident pranë një stacioni urban, ku u hodh një mjet shpërthyes artizanal. Ndërkohë, nuk ka ende një reagim zyrtar lidhur me rrethanat e përkeqësimit të gjendjes së Berishës, ndërsa situata në terren mbetet e tensionuar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit