

Protestuesit e opozitës i janë drejtuar Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit si stacioni i radhës, për hedhjen e bombave molotv.
Megjithatë, ata janë përplasur me policinë, që ka tentuar t’i ndalojë dhe shpërndajë. Protestuesit drejtohet nga deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi, të cilët mes përplasjeve arritën të thyenin kordonin e Policisë. Gent Strazimiri ndërkohë i ka kërkuar punonjësve të Policisë së Shtetit të identifikohen.
Policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës, ndërsa nuk është ndjerë mirë kryedemokrati Sali Berisha, është larguar drejt banesës së tij. Vihet re se protestuesit janë shpërndarë në zona të ndryshme të Tiranës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





